Një aksident trafiku la të vdekur të paktën 16 persona dhe të lënduar 21 të tjerë në provincën juglindore të Gaziantep të Türkiye-s, njoftuan autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa një ekip zjarrfikësish dhe paramedikësh po i përgjigjeshin një aksidenti trafiku në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep, një autobus pasagjerësh që u përmbys dhe u tërhoq zvarrë për dhjetëra metra, goditi brigadën e zjarrfikësve dhe një automjet transmetues të një agjencie turke të lajmeve IHA.
Në mesin e të vdekurve gjenden tre zjarrfikës, katër punonjës shëndetësorë dhe gazetarët e agjencisë së lajmeve IHA Muhammed Abdulkadir Esen dhe Umut Yakup Tanriöver.
Guvernatori i Gaziantepit Davut Gül u tha gazetarëve se aksidenti i parë ndodhi rreth orës 10:45 të mëngjesit.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital.