Aksident trafiku në Shkup, lëndohet rëndë vozitësi

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Shkup. Raportohet se makinë e tipit BMW me targa të Shkupit është përplasur në një shtyllë në bulevardin Boris Trajkovski në Kisella Vodë.

Sipas informacioneve fillestare, shoferi i cili drejtonte veturën ka pësuar lëndime të rënda dhe me urgjencë është transferuar në Qendrën Klinike. Për momentin nuk ka të dhëna shtesë për gjendjen e tij shëndetësore.

Raportohet se zjarrfikësit kanë marrë pjesë në shpëtimin dhe nxjerrjen e shoferit nga makina, i cili për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme