Aksident tragjik në autostradën Shkup-Kumanovë

Një 20-vjeçar nga Shkupi, me vendbanim të përkohshëm në Zvicër ka goditur për vdekje me veturë një 54-vjeçar. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se aksidenti në fjalë ka ndodhur mbrëmë në autostradën Shkup-Kumanovë.

“Me datë 18.08.2023 në ora 20:43 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë në dalje nga Shkupi, XH.I.(20) nga Shkupi, me vendbanim në Zvicër, me një veturë me targa zvicerane ka goditur këmbësorin G.S.(54) nga fshati Pçinja i Kumanovës, me çka e ka lënë veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga plagët e marra këmbësori G.S. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore vetëm ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme