LEZHË- Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në një fshat të Lezhës, në rrugën që lidh Rrilen me fshatin Mylte.
Burimet e Gazetës Shqiptare kanë raportuar se një mjet ka përplasur një 17-vjeçar dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që është shënuar vetëm pak minuta më parë, ndërsa bëhet me dije se i mituri është plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.
Gazeta Shqipatre sejll pamje ekskluzive nga aksidenti./GSh