Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, humb jetën artisti i operës Riste Vellkov dhe djali i tij

Gazetar: Angel Dimovski

Në tregjedinë që e tronditi tërë vendin humbi jetën artisti i madh Riste Vellkov. Bëhet fjalë për solistin, baritonin e njohur të Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë. Ai u shua në moshën 51-vjeçare. Vellkov më së shumti performonte në produksione belkanto. Gjatë karrierës së tij realizoi 26 role, ndërsa në repertorin e tij veçohen më shumë se 15 role kryesore në operat “Nabucco”, “Rigoletto”, “Makbeth” dhe “Traviata”.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, familjarë dhe kolegë nga estrada po i japin lamtumirën e fundit.

“Riste Vellkov, nipi im i dashur, dhe djali i tij, nipi im më i vogël Adam Vellkov. Të dashurit e mi, u qoftë i ndritur rrugëtimi drejt përjetësisë”, shkroi e afërmja e tyre Viktorija Vellkova. – Viktorija Vellkova,  E afërme.

Nga Opera dhe Baleti Kombëtar thanë se skena operistike maqedonase humbi një artist të jashtëzakonshëm dhe interpretues të shkëlqyer.

“Riste Vellkov ishte një nga baritonët kryesorë maqedonas dhe një nga solistët operistikë më karizmatikë. Ai lindi në vitin 1975 në Shkup. Si solist i njohur i Operës dhe Baletit, performonte kryesisht në produksione belkanto, duke merituar epitetin ‘baritoni italian me ngjyrë kadifeje’.” – Opera dhe Baleti i Maqedonisë.

Kolegu i tij Marijani Xhovani përmes rrjeteve sociale shprehu ngushëllime për vdekjen tragjike të primadonit.

Vizard – Marijani Xhovani

“…U nda nga jeta primadoni i Operës Maqedonase së bashku me djalin e tij në aksidentin e tmerrshëm të trafikut mbrëmë…Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë kolegëve…U prehshin në paqe, qoftë i përhershëm kujtimi…”

Këngëtarja Tina Aleksovska publikoi status emocional në të cilin përshkroi pikëllimin e madh që e goditi Shkupin pas këtij lajmi të zi.

“… Sot edhe qielli vajton me ju. Disa familje u mbuluan me zi, humbën jetën njerëz të pafajshëm, u ndërprenë ëndrrat për një të ardhme të bukur… …” – Tina Aleksovska, këngëtare.

Nga fakulteti i tij amë dërguan lamtumirën e fundit, duke theksuar kontributin dhe karizmën e tij të madhe në skenë.

“Riste Vellkov ishte një nga baritonët kryesorë maqedonas dhe një nga solistët operistikë më karizmatikë. Lavdi jetës dhe veprës së tij.” – Fakulteti i Artit Muzikor.

Riste Vellkov arsimin muzikor e filloi në Shkollën “Ilija Nikollovski – Lluj” në Shkup, të cilin e përfundoi në vitin 1994. Diplomoi dhe magjistroi në Fakultetin e Artit Muzikor, ku e zhvilloi më tej shprehjen e tij vokale dhe skenike. Gjatë karrierës së tij bashkëpunoi me pedagogë të shquar vokalë maqedonas dhe të huaj, si dhe me artistë italianë dhe ballkanikë, duke ndërtuar stilin e tij të dallueshëm si bariton. Si student debutoi në skenën e Teatrit të Dramës – Shkup, ndërsa në vitin 1998 performoi në Mbrëmjet Operistike të Majit me rolin e Marulos në “Rigoletto”. Ai performoi edhe në festivale dhe skena operistike në Japoni, Bullgari, Turqi, Serbi dhe Rumani. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme