Përfaqësimi, Maksuti: Pa kuota etnike rrezikohet barazia

Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë, sipas profesorit Mersim Maksuti, nuk është më i mirë se balancuesi. Ai thotë se pesha e tij formale është më e madhe por problemi kryesor është mungesa e kuotave etnike. Propozim-ligji që është në procedurë parlamentare parashikon që gjatë punësimit, kualifikimi, përgatitja profesionale dhe aftësia të jenë kriter parësor kurse përkatësia etnike të mund të merret parasysh si kriter dytësor vetëm në rastet kur kandidatët kanë kualifikim të njëjtë profesional. Zbatimin e ligjit do ta ndjekë Trupi koordinues që do të japë rekomandime për arritjen e kuotave etnike. Gjatë punësimit, qytetarët nuk janë të detyruar të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. Ajo mund të konfirmohet përmes emrit në dokumentet e identifikimit. Ligjit i mungojnë nenet për sanksione ose gjoba për drejtuesit e institucioneve që nuk do ta zbatojnë atë.

“Marrë në aspektin formal-juridik ky është ligj dhe si ligj ka fuqi më të madhe sesa balancuesi siç ishte. Por, realisht, në bazë të përmbajtjes së asaj se si i rregullon çështjet, balancuesi ishte shumë më i suksesshëm, shumë më i mirë sesa ky ligj sepse ai e rregullonte krejtësisht dhe e zgjidhte shumë mirë çështjen e përfaqësimit të bashkësive nëpër institucione nëpërmjet konkurseve publike. I parashihte kuotat etnike brenda një konkursi publik, i parashihte kuotat etnike në një konkurs publik. Ky ligj nuk e parashikon dhe kjo është mangësia bazike se ligji nuk parashikon kuota etnike.” – Mersim Maksuti, Profesor/Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme