Aksident tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë, vdes mërgimtari nga Zvicra

Një person nga Kërçova ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga, transmeton Alsat. Sipas SPB-Tetovë aksidenti ka ndodhur pas mesnate në rrugën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të urës së Novo Sellës, ku makina e tipit “BMW” me targa të Zvicrës, që po drejtohej nga 54-vjeçari M.S. ka humbur kontrollin.

“Në aksident M.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa bashkudhëtarja N.S. (52) dhe bashkudhëtari Q.A. (52_, nga Kërçova kanë marrë lëndime të rënda trupore, pas çka janë transportuar në Spitalin e Gostivarit `Ferid Murat`, informojnë nga SPB-Tetovë.

MPB njofton se trupi i të ndjerit M.S. është dorëzuar për obduksion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme