Goditi me sende të forta në kokë një person, policia shpall në kërkim autorin, pranga bashkëpunëtorit (Emrat)

Një person është shpallur në kërkim dhe një tjetër është arrestuar për ngjarjen e 17 shkurtit, të ndodhur në Fushë Krujë, ku u dhunua me sende të forta një 30-vjeçar.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi Geart Bakalli, i cili akuzohet se ka fshehu mjetin e përdorur nga autori i ngjarjes. Ndalimi i 31-vjeçarit u bë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.

Ndërsa është shpallur në kërkim autori kryesor i ngjarjes, Gazment Kusta, pasi ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E.E., 30 vjeç.

Krujë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.02.2021, në një lokal në Fushë Krujë, ku u godit me sende të forta një shtetas.

Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, një 34-vjeçar i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndalohet dhe një 31-vjeçar që fshehu mjetin e përdorur nga autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit G. K., 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E.E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit G. B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.