Aksidente të njëpasnjëshme në Elbasan, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital!

ELBASAN- Dy aksidente mësohet të kenë ndodhur brenda pak minutash në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, një automjet ka përplasur një këmbësor në zonën e Poliklinikës. Ai ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse.


Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin e shoferit të automjetit.

Aksidenti tjetër është regjistruar në zonën e Zaranikës, ku një mjet ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i kësaj të fundit është dërguar me urgjencë në spital.

Nga sa mësohet të dy personat e aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme