Një nga gardistët e aksidentuar sot në Korçë, pjesë të eskortës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se ai ka fraktura të rënda në shtyllën kurrizore dhe për këtë shkak është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.
Gardisiti që është nisur drejt Tiranës është Erion Musai.
Sipas hetimeve të deritanishme, aksidenti është shkaktuar nga një makinë Volkswagen, i cili përplasi tre makina. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Volkswagen, Spiro Naçi, shkruan syri.net.