Aksidenti i rëndë në rrugën Vlorë-Fier, shkon në 2 numri i viktimave! Pasagjeri i mitur ndërron jetë gjatë transportit për te Trauma

I mituri 16-vjeçar që mbeti i plagosur në aksidentin e mesditës në aksin Vlorë- Fier, ka ndërruar jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës në Tiranë.


aksidenti vlore fier

Dy të rinjtë Luan Llano 19 vjeç dhe Tomorr Brati 16 vjeç po ecnin me motor tip Piago mesditën e sotme në rrugën “Demokracia.

Në një moment motomjeti, i cili drejtohej nga 19-vjeçari doli jashtë kontrollit duke u përplasur me një shtyllë elektrike anës rrugës dhe një shtyllë druri.

Luan Llano ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 16-vjeçari Tomorr Brati u plagos rëndë në moment dhe më pas u nis për në Tiranë tek spitali i Traumës, ku ndërroi edhe ai gjatë rrugës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme