Aksidenti tragjik në autostradën Kumanovë-Tabanovc/ E konfirmon Policia, një i vdekur e tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në autostradën Kumanovë-Tabanovcë.

Në ora 20:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Tabanovc ka ndodhur një aksident një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri vetura “Golf”, “Polo” dhe “BMW”.

Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin e Kumanovës, njoftoi SPB Kumanovë.

Emergjenca në Kumanovë njoftoi se njëri nga të lënduarit për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy personat e tjerë janë mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

SPB Kumanovë do të japin më shumë detaje gjatë ditës së nesërme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme