Aksidenti tragjik në Laç/ Makina përplaset me objektin jashtë rrugës, vdes gruaja e cila udhëtonte me fëmijët dhe bashkëshortin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në askin e autostradës Milot- Mamurras. Një autoveturë e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt, për pasojë një person ka humbur jetën gjate rrugës në spital. Në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe fëmijët, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në Spitalin e Traumës, ndërsa gruaja nuk ka mundur të shpëtojë, polocia po heton shkaqet e plota të këtij aksidenti.

3 fëmijët ndodhen në spital, jashtë rrezikut, ndërsa drejtuesi është shoqëruar në polici. Mendohet se shkak i aksidentit është përgjumja e drejtuesit.

Në automjetni taksi, udhëtonin shoferi dhe gruaja me tre fëmijët. Ky është aksidenti i 11 që ndodh në harkun kohor të 1 jave në rrugët e qarkut të Lezhës me 3 viktima dhe 22 të plagosur./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme