Ishin nisur drejt Rinasit/ Zbardhen detaje mbi aksidentin e rëndë: 1 viktimë e 4 të plagosur, dyshohet se shoferi i taksisë ishte përgjumësh

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Milot-Mamurras.

Mësohet se makina që doli nga rruga ishte autoveturë taxi që drejtohej nga shtetasi i quajtur Leo Duke.

Shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit, e për pasojë një grua ka ndërruar jetë. Në mjet udhëtonte gruaja me dy fëmijët, fatmirësisht të miturit janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës, ndërsa gruaja nuk ka mundur të shpëtojë.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme