Aksidenti vdekjeprurës në autostradën Levan-Tepelenë, zbardhet identiteti i viktimës 34 vjeçar (EMRI)

Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë me vdekje shënoi në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur i riu, Aurel Yzeiraj, 34 vjeç, humbi kontrollin e automjetit të tij, duke bërë që të dalë nga rruga, e si pasojë të ndërrojë jetë.

Siç shihet dhe nga fotot, mjeti u gjend  i përmbysur dhe tërësisht i dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Klikoni këtu për të parë pamje nga vendngjarja

LEXO EDHE:

Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme