Aksidentohet gjatë ndjekjes makina e vjedhur në Lushnjë, policia arreston tre persona! Prej disa ditësh shëtisnin nëpër rrugë

Një makinë e vjedhur është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Lushnje, ndërkohë që tre personat që ndodheshin brenda saj u arrestuan nga policia.

Burime bëjnë me dije se policia ishte vënë në ndjekje të mjetit tip “Benz” me targa AA 723 EU, në momentin kur ai është përplasur me barrierat e hekurit në një kthesë në hyrje të fshatit Kashtbardhë.

Blutë kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave që ndodheshin brenda saj, prej të cilëve dy adoleshentë dhe njëri invalid i cili udhëtonte bashkë me dy të rinjtë.

Nga sa mësohet makina ishte parë prej disa ditësh të lëvizte në disa fshatra të Lushnjës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme