Një 57-vjeçar është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës gjatë orarit të punës në Sarandë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 57-vjeçari me iniciale N.N është aksidentuar gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1.
57-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.