Një turist polak, i cili po eksploronte “Kanionet e Gjipesë” ka pësuar një incident pasditen e sotme. Policia njofton se vizitori është rrëzuar dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.
Pas incidentit, shërbimet e Policisë së Himarës, zjarrfikësit dhe një ambulancë janë nisur drejt vendngjarjes për ta ndihmuar të lënduarin.
Përveç këtyre, drejt vendngjarjes është nisur edhe Delta Forcë pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë, shton policia në njoftimin e saj.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.
Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.
Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.



