Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi” dhe duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.
Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të mbrojtjes së Bozos, e cila kishte kërkuar më herët zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila e kishte rrëzuar duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.
Pas ankimit, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka vlerësuar ndryshe kërkesën e mbrojtjes dhe ka vendosur një masë më të lehtë sigurie.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Mengël të Elbasanit, ku 61-vjeçari, regjisori e producenti Petri Bozo, përplasi për vdekje, një fëmijë 7-vjeç.
The post Aksidentoi për vdekje disa muaj më parë 7-vjeçarin/ Regjisori, Petri Bozo lirohet dhe vendoset në “arrest shtëpie” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



