Mbyllet protesta e 77-të masive për dorëheqjen e Ramës, Diaspora do të jetë sërish nesër para Kryeministrisë

Protesta e 77-të kundër qeverisë së Edi Ramës është mbyllur mbrëmjen e sotme në Tiranë, por protestuesit kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të ndalen.

Në fund të tubimit, thirrja që u përsërit ishte “Nesër më shumë”, duke sinjalizuar vijimin e protestave edhe në ditët e ardhshme.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan vazhdimisht thirrje kundër qeverisë dhe sistemit politik. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.

Një element i veçantë i protestës së sotme ishte pjesëmarrja e shqiptarëve nga Diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit në mbështetje të protestuesve. Prania e tyre ishte paralajmëruar edhe më herët, ndërsa edhe gjatë ditës së djeshme pjesëtarë të Diasporës morën pjesë në protestë.

Organizatorët dhe protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar mobilizimin, duke e lidhur kërkesën për largimin e Ramës me nevojën për ndryshime më të thella në sistemin politik.

Protesta e 77-të u mbyll pa ndërprerje të lëvizjes, por me paralajmërimin se tubimi do të vijojë edhe nesër, me synimin për të rritur pjesëmarrjen dhe presionin ndaj qeverisë.

The post Mbyllet protesta e 77-të masive për dorëheqjen e Ramës, Diaspora do të jetë sërish nesër para Kryeministrisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme