Aksion i gjerë i policisë, bastisen shumë lokacione nëpër Kosovë

Policia e .Kosovës ka realizuar një aksion të gjerë policor nëpër lokacione të ndryshme në disa rajone të Kosovës.

Aksioni policor ka filluar mbrëmjen së enjtes.

Dje vonë janë arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës në një aksion të policisë, por zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka thënë se aksioni ka qenë shumë më i gjerë dhe është shtrirë gati në tërë Kosovën.

“Policia e Kosovës e konfirmon se është realizuar një operacion i gjerë policore në disa lokacione në rajone të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Kelani, i cili, tregoi se “policia më vonë do të bëjë publike të gjitha detajet”.

Sa u përket dy punonjësve të arrestuar në ATK, Klan Kosova mëson se ata kanë qenë punonjës në sektorin e lojërave të fatit dhe janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme