Aksion i gjerë i policisë në Cyrih, të arrestuar edhe disa kosovarë

Policia zvicerane e kantonit të Cyrihut ka ndërmarr një aksion me qëllim të luftimit të krimit të vjedhjeve, dhe me këtë rast arrestoi 127 persona, mes të cilëve individë nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Gjeorgjia, Franca, Kolumbia, Mongolia, Polonia, Rumania e Siria.

Policia ndërmori kontrolle të ndryshme të shënjestruara dhe për pasojë arrestoi edhe 24 hajdutë të dyshuar.“24 hajdutë të dyshuar janë arrestuar; 21 nga ta janë dërguar nëpër zyrat kompetente të prokurorive publike. 55 persona janë arrestuar për shkelje të ligjit kundër të huajve apo janë marrë me narkotikë apo sepse identiteti i tyre është dashur të qartësohet. Nga 52 kontrolle të ushtruara ka rezultuar me 180 procese gjyqësore”, ka thënë policia zvicerane e Kantonit të Cyrihut, raporton Koha.net.

Aksioni ka zgjatur nga muaji tetor i vitit të kaluar deri në fund të shkurtit, dhe gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë një sërë aksionesh në kanton, sikurse edhe kontrolle në makina.

Aksionet për të luftuar krimin e vjedhjeve kanë për qëllim parandalimin e thyerjeve të shtëpive dhe apartamenteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme