Aksion i madh policor, arrestohen 13 persona, katër nga Kumanova

Në një aksion të madh të policisë maqedonase, janë arrestuar personat A.M., N.A., B.A. dhe A.S. nga Kumanova, pastaj A.K, B.I, I.T. deri sa V.V. vullnetarisht është paraqitur në polici. Në afërsi të Haraçinës është arrestuar S.N. bashkë me E.N dhe R.J. Në këtë aksion janë arrestuar edhe një person nga Gjevgjelia.

Aksionin e ka realizuar sektori për krim të organizuar dhe krim serioz, në bashkëpunim me sektorin për operacione speciale pranë MPB-së, në kuadër të shkatërrimit të trafikimit me migrantë, shkruan Gazeta Lajm. Siç informoi sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike Llazo Vellkovski, më karakteristik ka qenë rasti i një veture që ka ndjekur policia nga Gjevgjelia deri në Kumanovë. Shoferi, i cili është një nga organizatorët. I ka ikur policisë dhe në disa pjesë të rrugës Gjevgjeli-Shkup dhe Shkup-Kumanovë ka vozitur deri 200 kilometra në orë. Katër emigrantë janë gjetur në bagazhin e veturës, kurse 8 brenda në veturë.

Dymbëdhjetë migrantë, prej të cilëve 11 nga Pakistani dhe një nga Egjipti janë gjetur në një veturë “mercedes” në rrugën Shkup-Kumanovë, gjatë aktiviteteve për arrestimin e shoferit me iniciale B.K. i cili ka bë transportimin e tyre. Sipas policisë, B.K. është pjesë e grupit për trafikim të migrantëve, që ëhstë shkatërruar gjatë ditës së djeshme në një aksion policor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme