Kosovari përdhunon të fejuarën sepse frikësohej se do i kthehej ish të dashurit

Ai ishte bërë xheloz dhe kishte frikë se partnerja e tij 20 vite më e madhe në moshë kthehej te ishi i saj. Por, mbi të gjitha ishte bërë i dhunshëm, saqë gruaja kishte përfunduar disa herë në spital.

Të mërkurën e javës së shkuar, situata degjeneroi. Ngjarja ka ndodhur në Treviso të Italisë, ndërsa protagonistë janë një kosovar dhe një shqiptare.

Gruaja 50-vjeccare, në mbrëmje u paraqit në urgjencë me të nxira në sy. Gruaja ishte dhunuar barbarisht nga i fejuari, i cili përveç goditjeve në fytyrë dhe krahë i kishte shkaktuar edhe ënjtje në pjesët intime, për shkak të dhunës seksuale të përdorur. Mediat lokale raportojnë se kosovari e kishte lidhur shqiptaren me një fishë për karikimin e celularit rreth qafës.

Mjekët e spitali lajmëruan karabinierët, të cilët arrestuan kosovarin punëtor në një firmë skelash, me urdhër të gjykatës. Ai akuzohet për dhunë seksuale, rrëmbim, dhunë fizike dhe plagosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme