Një operacion i madh policor është zhvilluar dje në fshatin Haraçinë të Shkupit, ku janë arrestuar disa shpërndarës të drogës.
Sipas disa burimeve jozyrtare të poratlit Press24, bëhet fjalë për një aksion të përgatitur gjatë, ku mbrëmë ekipe të policisë speciale kanë bastisur disa lokacione të dyshuara. Akoma nuk ka të dhëna se sa drogë është konfiskuar në këtë akcion policor.
Nga këto burime mësohet se bëhet fjalë për persona që kanë blerë drogë nga Haraçina që pastaj e kanë shitur në qytete tjera të Maqedonisë.Në mesin e të arrestuarëve gjendet edhe një person që është i afërt me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.