Policia ka dhënë informacione dhe detaje në lidhje me një ngjarje të ndodhur gjatë një aksion në parcelat me kanabis në zonat e thella malore të Pukës, ku uniformat blu qëlluan në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodërbojë ku gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.
Sipas policisë, personi pasi ka konstatuar efektivët është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.
Në këto kushte për ta paralajmëruar një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.
Pukë/Informacion paraprak
Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.
Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.
Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Ndërkohë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e personit.
The post Aksion në parcelat me kanabis, policia jep detaje për ngjarjen në Pukë: Uniformat blu qëlluan në ajër! Personi i armatosur u arratis appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



