Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë që është zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet, nga e cila janë shoqëruar disa persona nga blutë, të cilët dyshohen të jenë të lidhur me grupe kriminale ndërkombëtare.
Raportohet se aksioni anti-narkotikë është shtrirë dhe në Qerekë të Fushë-Krujës, ku në një banesë është gjetur një laborator droge.
Përsa i përket operacionit të zhvilluar në zonën “Kodra e Diellit”, dyshohet se ka një laborator droge, por nuk jepen detaje të mëtejshme mbi këtë të fundit.
Sasia e gjetur e narkotikës e gjetur në Qerekë, si dhe përzierës, janë sekuestruar nën cilësitë e provës materiale.
Ky aksion është udhëhequr nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet spanjolle.
LEXONI EDHE: