Pesë persona janë arrestuar të martën pas një operacioni të Policisë së Kosovës kundër fajdeve, i cili ka filluar rreth orës 06:00 të mëngjesit në qytetin e Gjakovës dhe në rrethinë të saj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Sipas tij, në këtë operacion i cili po zhvillohet në shtatë lokacione janë konfiskuar armë, automjete si dhe prova të tjera që lidhen me veprën “fajde”.