Aktakuzë ndaj 4 personave për tentim-shitjen e mishit të prishur

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B për shkak të veprave penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Sipas aktakuzë, të pandehurit S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B., me datë 16 janar të këtij vitit, duke vepruar në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor për shëndetin e njerëzve, për çka të pandehurit ishin në dijeni.

Prokuroria thotë se “pasi që i pandehuri M.B. nuk kishte sukses dy herë për shërimin e lopës, i njëjti, me ndihmën e të pandehurit J.B., e thërret në telefon të pandehurin S.Sh., të cilit i ofron shitjen e lopës se sëmurë në shumën prej 400 eurove, e ku me pas të pandehurit S.Sh. dhe R.Sh., shkojnë me veturë në stallën e të pandehurit M.B., e pas arritjes se marrëveshjes, i pandehuri S.Sh. e blen lopën e sëmurë dhe të njëjtën me pas e pret, ndërsa me veturën e të pandehurit R.Sh. e dërgojnë mishin në punëtorinë e të pandehurit S.Sh”.

“Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, pas konstatimit të gjendjes faktike të mishtit të sëmurë, urdhërojnë konfiskimin dhe asgjësimin e tij në sasi prej 1.089 (njëmijetetëdhjetenëntë) kilogram mish, i cili mish ishte i destinuar për konsumim publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme