Aktakuzë për Keqpërdorim Detyre dhe Ushtrim Ndikimi

E martë, 18 Tetor 2016   –   Sakte.net 

Është ngritur aktakuzë nga Prokuroria në Prizren ndaj një personi për keqpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër personit me iniciale B.Z. që sipas saj për përfitime personale kreu keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi  1 të KPRK,” thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria e Shtetit.

B. Z., sipas komunikatës, ngarkohet edhe për ushtrim ndikimi, pasi kërkoi përfitime për të ushtruar ndikim në vendimmarrje.

“Po ashtu, i pandehuri dyshohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar përfitime për vete, për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar, ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, për çka dyshohet se ka kryer veprën penale ushtrimi i ndikimit,” shpjegon komunikata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme