Aktivisti i VV-së mesazh ndërkombëtarëve: Nëse ju pëlqen Zajednica, bëjeni në vendet tuaja

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë aktivizuar pas tensioneve të fundit politike.

Ata janë hedhur në mbështetje të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, kur presionet ndërkombëtare por edhe vendore janë rritur ndaj saj, për ta shtyrë vendimin për targat dhe për ta menaxhuar situatën e tensionuar në veri.

Një ndër kërkesat e përditshme të ndërkombëtarëve për qeverinë, është edhe ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një prej aktivistëve të vjetër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet, Valdrin Ahmeti ka çuar një mesazh te ata që e kërkojnë themelimin e Asociacionit.

Ai ka shkruar se atyre që u pëlqen “Zajednica”, duhet që ta bëjnë në vendet tyre.

“Kujt i pelqen aq shume zajednica, le te beje ne vendin e tij. Vendi jone nuk eshte eksperiment per askend!”, ka shkruar aktivisti Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme