Aktivisti Edison Lika ka folur mbrëmjen e sotme nga protesta e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve dhe vijimin e rezistencës.
Lika tha se protesta nuk ka nevojë për “heronj” apo “dëshmorë”, por për qytetarë që t’i kushtojnë një pjesë të kohës së tyre protestës. Ai u shpreh se gjatë protestës së sotme para Parlamentit, policia ka arrestuar më shumë se 30 persona, të cilët po protestonin paqësisht.
“Ditën e sotme, policia e shtetit ka arrestuar më shumë se 30 djem që kanë qenë duke protestuar paqësisht. Ata kanë shkuar te Parlamenti pikërisht për t’u thënë atyre se ky Parlament nuk na përfaqëson. E përballë këtij regjimi, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe duhet të kemi rezistencë“, tha ai.
Aktivisti Edison Lika: Kjo protestë nuk ka nevojë për heronjë dhe për dëshmorë, kjo protestë ka nevojë për qytetarë që kursejnë çdo ditë nga gjysmë ore nga jeta e tyre për të dalë përballë këtij regjimi.
Kjo protestë, prej ditës së parë, ka qenë paqësore dhe dhuna është ushtruar vetëm nga policia e shtetit, njëlloj siç u ushtrua edhe sot. Ditën e sotme, policia e shtetit ka arrestuar më shumë se 30 djem që kanë qenë duke protestuar paqësisht.
Ata kanë shkuar te Parlamenti pikërisht për t’u thënë atyre se ky Parlament nuk na përfaqëson. E përballë këtij regjimi, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe duhet të kemi rezistencë.
Ne nuk largohemi nga ky shesh pa u larguar kryeministri. Për këtë arsye, sot do të flitet më pak dhe do të veprohet më shumë, se ndërkohë që ne flasim, djemtë mbahen padrejtësisht në Komisariatin Nr. 1.
The post Aktivisti Lika: Policia ka arrestuar më shumë se 30 djem që sot protestonin paqësisht! Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Edi Rama appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



