Edi Rama vizitë në Malin e Shenjtë në Greqi, së bashku me të birin dhe Vangjel Tavon (FOTO)

Kryeministri Edi Rama udhëtoi një ditë më parë drejt Korçës ku dhe zhvilloi një takim me qytetarët sa i përket reformës së re territoriale.

Por pas këtij takimi, kryeministri, i shoqëruar nga djali i tij i madh, Greg Rama dhe kryebashkiaku i Himarës, Vangel Tavo, vizitoi Malin e Shenjtë në Greqi.

Vizita në Shtetin Athonit është bërë publike nga media greke “Orthodoxia Neës Agency”, e cila ka publikuar edhe pamje nga qëndrimi i kryeministrit shqiptar në Manastirin e Madh të Vatopedit.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Shtetin Athonit dhe Manastirin e Shenjtë të Madh të Vatopaidit dje, të mërkurën, më 16 shtator 2026”, shkruan kjo media.

I shoqëruar nga Greg Rama dhe Tavo, kryeministri mbërriti në portin e Dafnës ku fillimisht zhvilloi një takim me Guvernatorin Politik të Malit Athos, Alkiviadhis Stefanis. Më pas, ai iu drejtua Manastirit të Madh të Vatopedit, ku u prit nga igumeni, Jerond Efremi Vatopedini.

Mësohet se gjatë kësaj vizite Rama është shprehur i impresionuar nga arkitektura e manastirit dhe pikturat, duke shfaqur admirimin e tij për trashëgiminë artistike dhe shpirtërore të Vatopedit. Ai thuhet se e kaloi natën në Manastirin e Madh të Vatopedit dhe u largua prej andej mëngjesin e sotëm./VOXNEWS

 

The post Edi Rama vizitë në Malin e Shenjtë në Greqi, së bashku me të birin dhe Vangjel Tavon (FOTO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme