Aktivisti nga Londra bën deklaratën e fortë: Rikthimi i fundit i Diasporës, për të larguar Ramën

Aktivisti i diasporës shqiptare në Londër, Bledi Meti, deklaroi në një intervistë për News24 se protestat e organizuara nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit kanë tronditur, sipas tij, “themelet e regjimit autoritar” të kryeministrit Edi Rama. Meti bëri të ditur se muaji gusht është zgjedhur si periudha kur diaspora shqiptare, përveç rikthimit pranë familjeve, do të organizohet edhe në protesta dhe aktivitete qytetare.

“Muajin gusht e kemi konsideruar si muaj feste dhe protestë. Më 14, 15 dhe 16 gusht do të zhvillohen aktivitete që mbështeten nga shqiptarët e Britanisë, por edhe nga komunitetet shqiptare në Gjermani, Francë dhe vende të tjera europiane,” u shpreh ai.

Sipas Metit, një tjetër mobilizim është planifikuar për periudhën 12–19 shtator, të cilën ai e cilësoi si “kthimin e tretë” të diasporës, më të organizuar se dy nismat e mëparshme.

“Nga Britania në bashkëpunim me shtete të ndryshme në Europa dhe SHBA e kemi konsideruar muajin gusht, si muajin ku Diaspora të jetë në familje. E kemi konsideruar muajin gusht si festë dhe protestë. Është data 14, 15, 16 gusht që përkrahet shumë nga shqiptarët e Britanisë dhe shqiptarë në shtete të tjera si Gjermani e Francë.. Dhe përveç kësaj është kthimi i tretë që është më i organizuar se dy kthimet e para… ku janë mes datave 12 dhe 19 shtator ku Diaspora do kthehet dhe do qëndrojë në shesh. Dhe ne këtu po fokusohemi. Jam ndalur në Belgjikë, Holandë, Zvicër, Itali për të takuar shqiptarë dhe të jemi atje, jo vetëm në marshim dhe grumbullim, por edhe më gjatë”, tha ai, duke shtuar: “Zoti Rama e ka humbur legjitimitin. Edhe zyrtarë të qeverisë së tij e kanë bërë të qartë se nuk dakordësohen më me mënyrën se si Rama po e drejton Shqipërinë”, tha ai.

The post Aktivisti nga Londra bën deklaratën e fortë: Rikthimi i fundit i Diasporës, për të larguar Ramën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme