Ironia/ Lutfi Dervishi: Mos u shqetësoni për arbitrazhin me Pacollin, gjoba do të paguhet në euro

Analist Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi lidhur me mundësinë që çështja e Aeroportit të Vlorës të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar, një skenar të cilin e paralajmëroi më herët edhe biznesmeni Behgjet Pacolli. Mosmarrëveshjet mes ortakëve, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi mund të çojnë në zgjidhjen e kontratës koncesionare të aeroportit.

Mirëpo, përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi ironizoi pasojat financiare të një vendimi të mundshëm në dëm të shtetit shqiptar, duke vënë në dukje se barra do të binte mbi buxhetin e shtetit.

Ai vijon më tej me ironinë e tij duke shtuar se gjoba do të paguhej në euro, referuar zhvlerësimit të monedhës europiane në raport me lekun.

Postimi
Mos u shqetësoni për arbitrazhin me Pacollin. Edhe nëse humbasim gjoba do të paguhet në euro, jo në lekë! Për më tepër që qytetarët nuk do paguajnë asgjë, i paguan buxheti!

Ndërkohë, ekspertët vlerësojnë se gjoba në arbitrazh ndaj Shqipërisë mund të arrite mbi 700 mln euro.

The post Ironia/ Lutfi Dervishi: Mos u shqetësoni për arbitrazhin me Pacollin, gjoba do të paguhet në euro appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme