Aktivistja Ira Kurti mesazh Spiropalit: Nëse je e zhgënjyer nga kryetari, jep dorëheqjen dhe dil e pavarur. S’ka reformim që ju shpëton!

Aktivistja dhe protestuesja Ira Kurti ka reaguar pas publikimit të mocionit të Elisa Spiropalit, e cila kërkon një marrëveshje të re sociale dhe demokratizimin e Partisë Socialiste.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ira Kurti ka publikuar mesazhin që i ka dërguar Elisa Spirpalit.

Në reagimin e saj, aktivistja thekson se “Shqipëria e re” të cilën e kërkojnë mijëra protestues si pikë kryesore ka nxjerrjen e Partisë Socialiste te Edi Ramës dhe Partisë Demokratike të Sali Bershës si të jashtë ligjshme për shkelje të Kushtetutës.

Sipas saj nuk ka reformim qe mund t’i shpëtoje, ndërkohe qe shton se nëse Spiropali dhe te tjerët ndihen te zhgënjyer nga kryetari i partisë, te japin dorëheqjen ose te dalin si te pavarur.

Sipas Ira Kurtit nëse Elisa Spiropali ndihet të zhgënjyer nga kryetari i saj, atëherë ajo duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë si e pavarur.

“Komenti im te faqja e Elisa Spiropalit sot! Më fal që po komentoj te ky postim që ti me të drejtë i drejtohesh partisë ku militon. Shqipëria e re kërkon që Partinë tënde dhe Partinë e Saliut ta nxjerri të jashtëligjshme për shkeljet e Kushtetutës Nenin 9, 1, 2, 3, 13, 41, 42, 181 e në vazhdim! Pra nuk ka reformim që do bëni ju tani që t’ju shpëtoj! Ju që sot ngrini kartonat me urdhrat e kryetarit të aprovoni ligje kundra interesave tona Kombëtare.

Nëse ndjeheni zhgënjim nga kryetarët tuaj jepni dorëheqjen, dilni të pavaruar… kjo do j’u jepte pak nder në sytë e publikut!! Këtë reflektim duhet ta kishit shprehur të paktën qysh më 2008, kur ja hoqët sovranitetin qytetarëve dhe centralizuat pushtetin!!”, thekson aktivistja.

The post Aktivistja Ira Kurti mesazh Spiropalit: Nëse je e zhgënjyer nga kryetari, jep dorëheqjen dhe dil e pavarur. S’ka reformim që ju shpëton! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme