Vjen çdo ditë nga Durrësi për të protestuar, pensionisti e quan Ramën ‘fatkeqësi për kombin’: Do të ikë shumë shpejt!

Një i moshuar nga Durrësi iu bashkua protestës së zhvilluar këtë të premte, duke deklaruar se arsyeja e pjesëmarrjes së tij është moszgjidhja e çështjes së pronave.

Në një prononcim për News24, ai tha se prej më shumë se tre dekadash endet dyerve të gjykatave për të kërkuar të drejtën e tij.

I moshuari tha se është përballur edhe me kryeministrin Edi Rama në vitin 2019, duke përdorur tone të ashpra ndaj tij. “Protestoj për pronat e mia që mi kanë marrë. Kam qenë 35 vjeç që kur kam nisur gjyqet dhe sot jam 71. Jam përplasur me Ramën në 2019. Është ndyrësirë, psikopat. Por e kemi peshqesh nga Nano. E kemi mbajtur për kryeministër, është fatkeqësi për kombin tonë. Kam besim se do të ikë shumë shpejt. Kjo s’më ka penguar. Mendoj se drejtësia do të vihet për të gjithë.”, tha ai.

The post Vjen çdo ditë nga Durrësi për të protestuar, pensionisti e quan Ramën ‘fatkeqësi për kombin’: Do të ikë shumë shpejt! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme