Sot do të ketë disa aktivitete, që mbahen në kuadër të shënimit të 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Aktivitetet:
07:00 – Vrapimi i pavarësisë – 50 kilometra. Vrapimi fillon nga Klina (Hotel “Nora”) dhe vazhdon në Gllogjan, për të përfunduar në Koshare.
12:00 – Zipline trip me aktorë, që mbahet në Rugovë të Pejës.
17:00 – Promovimi i disiplinës së re sportive nga Ganimete Beqiri dhe 100 sportistë. Sheshi “Zahir Pajaziti”.
18:00 – Shfaqet filmi “Trapped by law”, në Kinemanë ABC.
19:00 – Ekspozita multimediale e Eliza Hoxhës “Midis Ëndërrës dhe realitetit”, në Galerinë e MKRS-ës.
20:00 – Muzikë me DJ, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.