Akuzat për një sistem të dobët të shëndetësisë që bëri deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ndaj qeverisë ka nxit reagim të deputetes së LDK-së, Mirjeta Kalludra.
Derisa ka lavdëruar punën e Ministrisë e të Qeverisë, ajo ka kritikuar Haxhiun për qasjen e tij duke thënë se krejt çka po bënë ai është se po vajton me lot krokodili.
Kjo deklaratë e Kalludrës rezultoi me reagimin e Haxhiut por në këtë rast ai iu drejtua shefit të saj.
“Du me falënderu zonjën Kalludra, për dëshirën që e pati për replikë. Z. Kryeministër nuk duhet të lejoni që për shëndetësinë të flasin ata që nuk marrin vesh nga kjo çështje”, tha Haxhiu.
Diskutimin nuk e la me kaq Kalludra. Tha se krejt ky reagim i deputetit nga partneri i koalicionit është pasi ai ka interesa personale në sistemin e shëndetësisë.
© KOHA.