Akuza të reja të ndërsjella mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe integrimet europiane

Gazetar: Angell Dimovski

Mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë dhe puna për zgjidhjen e tyre nuk janë pjesë e kushteve për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian. Kjo është çështje dypalëshe mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e jo kusht europian, shkroi në rrjetin social “X” lideri i LSDM-së opozitare Venko Filipçe. Ai citoi edhe publikimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, e cila porositi se shteti duhet të vlerësohet sipas kritereve të Kopenhagës dhe të fokusohet në europianizimin.

“Për herë të parë dikush nga VMRO-ja e thotë publikisht atë që ne në LSDM, e tani edhe në frontin e madh qytetar, e përsërisim gjatë kohë. Mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë dhe puna për zgjidhjen e tyre nuk janë pjesë e kushteve për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian. Kjo është çështje dypalëshe mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e jo kusht europian. Ne vazhdimisht shpjegojmë se reformat dhe kriteret e Kopenhagës janë kërkesa europiane dhe jo çështje bullgare, dhe se ato janë thelbësore për vazhdimin e negociatave. Reformat nuk paraqesin asnjë kërcënim për gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar maqedonas”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Duke reaguar ndaj kësaj, VMRO-ja deklaroi se LSDM-ja dhe lideri Venko Filipçe punojnë në interes të Bullgarisë, në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë. Deputeti i VMRO-së Brane Petrushevski tha se Filipçe ishte “i dërguar special i Bullgarisë në Maqedoni” dhe e quajti atë “shërbëtor të Sofjes zyrtare”. Ai tha se Qeveria punon në interes të qytetarëve dhe zbaton politika të orientuara drejt përmirësimit të standardit jetësor.

“Filipçe dhe kryesia e LSDM-së sillen në mënyrë krejtësisht servile ndaj Bullgarisë dhe Sofjes zyrtare. Me gjasë, këtë e shohin si mënyrën e vetme për të ardhur në pushtet. Por, udhëheqja aktuale shtetërore në radhë të parë vendos shtetin e vet– Maqedoninë, gjuhën e saj, identitetin e saj dhe gjithçka që është maqedonase. Se politika që po ndiqet është në drejtimin e duhur, këtë javë e treguan edhe sondazhet e opinionit publik. Një përqindje e lartë prej 80 për qind janë kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë nën diktatin e Sofjes zyrtare”, theksoi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE shtojnë se me promovimin e idesë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk i jepet fund çështjes, por vetëm hapet një varg i ri i pyetjeve dhe problemeve për Maqedoninë./Alsat..mk.

The post Akuza të reja të ndërsjella mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe integrimet europiane appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme