Akuzat ndaj Kurtit, Pozhari publikon pamje të rralla të kryeministrit dhe “shpërthen” ndaj opozitarëve: Marre!

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar ashpër pas deklaratës së politikanit liberal nga Vojovodina, Nenad Çanak, radikali serb Vojisllav Sheshel e kishte “rekrutuar” Albin Kurtin gjatë kohës sa ky i fundit kishte qenë në burg, e me të cilën po sulmohet nga opozitarët kryeministri.

Teksa ka publikuar pamje të rralla të Kurtit, Pozhari ka thënë se ai vuajtjen në burgjet serbe e ka kthyer në krenari, duke vepruar në bazë të kauzave, e jo duke ndërtuar karrierën me moton “unë kam luftu”.

Sipas tij, akuzat ndaj kryeministrit, janë “veç një klithmë e atyre që janë në gjendje të shkelin mbi çdo gjë veç për të mbetur në pushtet”, përcjell Bota sot.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Nuk ka asgjë më të poshtër sesa të shkelësh mbi vuajtjet e njerëzve. Por, me gjasë, politika i bën njerëzit të pashpirt!

Ka dhjetëra dëshmitarë të vuajtve dhe të keqtrajtimeve të Albin Kurtit nëpër burgjet serbe. Njëjtë siç janë rrahur deri në alivanosje plot të burgosur të tjerë. Por, Albin Kurti asnjëherë nuk është viktimizuar. Asnjëherë nuk ka kërkuar vota në emër të së kaluarës së tij. Ka zgjedhur të veprojë në bazë të kauzave të cilat i ka ndërtuar, për dallim prej atyre që krejt karrierën politike e kanë ndërtuar me moton “unë kam luftu” dhe janë përpjekur që ta shëndrrojnë UÇK-në në pronë private.

Albin Kurti vuajtjen në burgjet serbe e ka kthyer në krenari. Siç e kemi shndërruar dhembjen tonë në mosnënshtrim të gjithë ne si popull, përkundër vrasjeve dhe shkatërrimit që solli një regjim. Kurrë nuk kemi kërkuar privilegje në emër të vuajtjes dhe dhembjes që na ka ra për hise.

Akuzat dhe insinuatat për një rinosh që dilte në ballë të protestave edhe kundër regjimit të dikurshëm serb, edhe kundër hajnave të deridjeshëm në pushtet, janë veç një klithmë e atyre që janë në gjendje të shkelin mbi çdo gjë veç për të mbetur në pushtet.

Gjithçka ka një kufi! Marre! Jeni bërë të neveritshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme