Akuzohen për kurdisje tenderi kryetari dhe drejtori i Urbanizmit në Ferizaj

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj dhe përfaqësues të OJQ-së “INPO” kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Agim Aliu dhe drejtorin e Urbanizmit, Lulzim Aliu, për “kurdisjen” e një tenderi për “ngritjen e imazhit” për vete.

Fjala është për një kontratë në vlerë prej 18 mijë eurosh që Komuna e ka lidhur me një operator ekonomik, për “administrimin e profilit të kryetarit të Komunës në rrjetet sociale”.

Sipas LDK-së, përfaqësues i këtij operatori ekonomik ”SHËNDET ALIU B.I.” është djali i vëllait të drejtorit të Urbanizmit, Lulzim Aliut, shkruan sot Koha Ditore.

LDK-ja ka akuzuar se kjo kontratë nuk është zhvilluar nëpërmjet procedurave të prokurimit, andaj kryetari i komunës nuk ka të drejtë të procedojë kontrata të tilla mbi një mijë euro. Gjithashtu, edhe OJQ-ja “INPO”, e cila monitoron zhvillimet në Komunën e Ferizajt ka vlerësuar se projekti “Administrimi i profilit të kryetarit të komunës në rrjetet sociale” është kontratë e “kurdisur” nga palët, pasi që nuk janë zhvilluar procedurat e prokurimit për një shërbim të tillë, andaj në këtë rast janë bërë shkelje të Ligjit për prokurim publik dhe Ligjit të buxhetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme