Alarm për bomba në 18 shkolla në Shkup

Alarme për bomba të vendosura kanë mbërritur në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, ku janë duke u bërë kontrolle antiterroriste, njofton MPB.

“Sot (03.02.2023) deri në ora 08:20 në MPB është raportuar se në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes të vendosur. Menjëherë pas marrjes së raportimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, bën të ditur MPB.

Dje mbërritën alarme për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në 120 shkolla në Shkup dhe pas të gjitha kontrolleve të bëra nga MPB është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme