Ministri italian i Sportit Spadafora ka njoftuar vendosmërinë për të ndaluar të gjitha aktivitetet sportive të planifikuara për sot në rajonet Veneto dhe Lombardi.
Kështu ka vendosur, në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme për mbrojtjen civile, Kryeministri Giuseppe Conte.
Në Serinë A janë shtyrë ndeshjet Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe përballja e së dielës e planifikuar në San Siro midis Interit dhe Sampdorias.
Në një letër dërguar Presidentit të CONI-t, Giovanni Malagò, Spadafora – në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave – i kërkon numrit një të sportit italian “të përçojë vendimin në të gjitha organet sportive kompetente të ftesës së qeverisë për të pezulluar të gjitha ngjarjet sportive të të gjitha niveleve dhe disiplinave të parashikuara në rajonet e Lombardisë dhe Venetos për të dielën 23 shkurt 2020”.
“Qeveria po përgatitet të nxjerrë masa urgjente për të trajtuar dhe përmbajtur rastet e infektimit nga Coronavirusi, – thuhet në letrën drejtuar Malagòs. – Këto masa përfshijnë gjithashtu botën e sportit për nevojën për të parandaluar rreziqet dhe për të mbrojtur më mirë shëndetin e të gjithë atyre që, në kapacitete të ndryshme, marrin pjesë në ngjarje dhe gara”.
Në pritje të perfeksionimit të masave dhe zbatimit të plotë dhe efektiv, në njoftimin e duhur të Këshillit të Ministrave, për arsye kujdesi dhe parandalimi, ju kërkoj që të tejçoni në të gjitha organet kompetente sportive ftesën e qeverisë për të pezulluar të gjitha ngjarje sportive të të gjitha niveleve dhe disiplinave të planifikuara në rajonet Lombardi dhe Veneto për të dielën 23 shkurt 2020.
Kjo ftesë nuk do të shtrihet për atletët dhe grupet e sportistëve, transferimet e të cilëve jashtë rajoneve të lartpërmendura janë planifikuar për të njëjtën ditë, përveç se nëse ata vijnë nga zonat gjeografike të treguara tashmë nga autoritetet shëndetësore si qendra të shpërthimeve. Kam besim në bashkëpunimin maksimal të këtij Komiteti Kombëtar dhe njësinë e angazhimit nga të gjithë ata që ushtrojnë përgjegjësi në sistemin sportiv”.