Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ri-përsëriti edhe njëherë qëndrimin e MPB-së se alarmet për bomba nëpër shkollat e mesme të Shkupit janë sulm hibrid ndaj shtetit. Sipas tij sulmi ka për qëllim të shqetësimin e nxënësve dhe mësimdhënësve.
“Kushdo që ta bëj e bën për të shqetësuar së pari nxënësit, mësuesit dhe gjithë shtetin. Të gjitha institucionet janë angazhuar për zbardhjen dhe shpresoj se shumë shpejt do të zbardhet rasti”, deklaroi Spasovski.