Alarmi për bombë në Shtëpinë e Bardhë, arrestohet një i dyshuar

Një person, i cili voziti drejt një pike kontrolli afër Shtëpisë së Bardhë me një makinë që konsiderohej si e dyshimtë, është arrestuar nga shërbimet sekrete të SHBA-së.

Makina u ndalua mbrëmë vonë rreth 400 metra larg Shtëpisë së Bardhë, përcjell Express.

Shërbimet Sekrete thonë se janë duke e hetuar rastin. Por, nuk kanë treguar se pse makina konsiderohej e dyshimtë.

Presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka qenë prezent në Shtëpinë e Bardhë, sepse ai dhe familja e tij janë duke e kaluar fundjavën në resortin e tij në Palm Beach, Florida.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme