Alarmohet Serbia pasi Bosnja tha se do ta njohë Kosovën

Menjëherë e kanë thirrur takimin e Këshillit për siguri kombëtare. “Kjo është goditja më e rëndë të cilën mund t’ia bëjë Serbisë një vend fqinj”.

 

Ministri i brendshëm i Serbisë dhe sekretar i Këshillit për siguri kombëtare Nebojsa Stefanovic ka paralajmëruar takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit me rastin e paralajmërimit të anëtarit të Kryesisë të Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegovic, se Bosnja dhe Hercegovina do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Do të kisha dëshiruar se kjo të mos jetë e vërtetë dhe se të bëhet fjalë për interpretim të keq të deklaratës së Izetbegovicit, por nëse është e vërtetë, kjo është një prej goditjeve më të rënda të cilën mund t’ia bëjë Serbisë një vendi fqinj”, ka deklaruar Stefanovic për gazetën serbe Vecernje Novosti, transmeton Gazetametro.net.

Ai është i bindur se kryetari i Serbisë do ta thërrasë Këshillin për siguri kombëtare në 48 orët e ardhshme, duke shtuar se iniciativa e Izetbegovicit “nuk mund të jetë dashamirëse e as pozitive në marrëdhëniet e Serbisë dhe BeH”.

Stefanovic ka theksuar se këto paralajmërime nuk janë të mira jo vetëm për marrëdhëniet në mes të dy vendeve, por edhe për marrëdhëniet në mes të dy popujve, por edhe për situatën në rajon “sidomos pas gjithë atyre sinjaleve pozitive të cilat kryetari dhe qeveria e Serbisë i kanë dërguar Bosnjës dhe Hercegovinës dhe gjithë atyre gjërave pozitive, të cilat i kemi bërë në bashkëpunimin e ndërsjellët”.
Izetbegovici në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, gjë që është dashur ta bëjë deri tani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme