“Alba Exotic Fruit” mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë rrëzon kompaninë! Rreth 140 kg kokainë janë gjetur në ngarkesat e saj

Kompania e transportit të bananeve “Alba Exotic Fruit”, në konteinerët e së cilës janë gjetur rreth 100 kg kokainë do të vazhdojë të qëndrojë nën sekuestro.

Gjykata e Lartë ka refuzuar të lirojë kompaninë, ndërsa administrator Eduart Dauti dhe vëllai i tij Bajron Gumeni janë vënë në pranga me akuzën e trafikimit të kokainës.

Sipas prokurorisë, në konteinerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.

I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Emri i kompanisë “Alba Exotic Fruit” është i përfshirë edhe në trafikun e 137 kilogramvë kokainë që u zëvëndësua me oriz, por në atë kohë kompania dhe zyrtarë të saj nuk rezultuan të implikuar.

Pak ditë më parë prokuroria e posaçme i kërkoi gjykatës që të kryejë hetime edhe për tre muaj të tjerë pasi hetuesit janë në pritje të përgjigjes së disa letër-porosive nga Holanda dhe Ekuadori.

Apeli i GJKKO lë në burg pronarin e “Alba Exotic Fruits”

Në maj, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfirmoi masën e “arrestit me burg” ndaj administratorit të firmës “Alba Exotic Fruits”, Eduart Dauti.

Në këtë mënyrë, Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e Dautit për masë më te butë sigurie duke vendosur që ai të qëndrojë pas qelisë të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Administratori i “Alba Exotic Fruits”, u arrestua për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Arrestimi i tij erdhi pasi, sipas Prokurorisë, në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit”, u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.

Nga ana e tij, 51-vjeçari ka mohuar akuzat përballë gjykatës, duke kërkuar edhe masë më të butë sigurie, por togat e zeza rrezuan kërkesën e tij, duke e lënë pas hekurave.

SPAK-ut i lihet 3 muaj afat të hetojë vëllezërit e “Alba Exotic Fruits”

Designation of Berisha, Rama: SPAK should establish whether there are grounds or not | Albanian Telegraphic Agency

Në mes të korrikut, Gjykata e Posaçme vendosi që t’i jepte edhe tre muaj afat SPAK-ut për hetimet lidhur me rastin e trafikut të kokainës nga porti i Durrësit, pas bllokimit të lëndës narkotike që u sekuestrua në kontejnerët e kompanisë shqiptare ‘Albaexotic Fruit’.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ishte në pritje të një letër-porosie nga Holanda dhe Ekuadori referuar dosjes së kokainës.

Kujtojmë se nën dyshimet për trafik kokaine janë arrestuar vëllezërit  Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni, ndërsa kompanisë në fjalë përgjatë 3 viteve i janë kapur sasi të ndryshme të ‘pluhurit të bardhë’, të ardhur në kontejnerë me fruta nga Amerika Latine.

Në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit” vetëm në muajin korrik vitin e shkuar janë gjetur sasi të ndryshme kokaine në 3 raste:

13 korrik 2021- 11.65 kg kokainë

23 korrik 2021- 6.5    kg kokainë

29 korrik 2021- 7.25  kg kokainë

7 shtator 2021- Rreth 10 kg kokainë

Menaxheri i kompanisë, Bajron Gumeni u arrestua 1 vit më parë dhe ndodhet në burg momentalisht kurse administratori Eduart Dauti pas disa muajsh në arrati u ndalu më 6 prill të këtij viti nga policia. Ata të dy akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme