Përshkallëzohet situata në Dropull, asfiksohet nga tymi një person! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital (VIDEO)

Një person është asfiksuar si pasojë e tymit të krijuar nga zjarret në fshatin Frashtan të Dropullit.

Burimet bëjnë me dije për gazetën Shqiptare se qytetari me iniciale K.Z. është gjetur i shtrirë në tokë në gjendje asfiksie në hyrje të fshatit.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Për shkak të gjendjes, pritet që ai të niset drejt Janinës.

Zjarri ka përfshirë tre fshatra në zonën e Dropullit ku flakët i janë afruar banesave. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Zjarrëfikëset po punojnë me mjete rrethanore ndërsa pritet ndërhyrje nga autoritetet greke./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme