Alban Dokushi del nga SPAK: Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme

Alban Dokushi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi u thirr në SPAK mesditën e sotme.


Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë ka deklaruar për gazetarët se “Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme”.

Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Gjithashtu Alban Dokushi është i pari që vizituar kryebashkiakun Veliaj në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

Ai është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe e ka shoqëruar Erion Veliaj në SPAK kur është thirrur për t’u marrë në pyetje, para se të prangosej.

Zyrtari i Bashkisë e takoi Veliaj një ditë pas prangosej dhe shihej duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia dërgoi kryebashkiakut për ta lexuar në paraburgim.

Gjithashtu, Alban Dokushi mbante në duar edhe disa dokumente.

Alban Dokushi liber veliaj mine peza

“The Black Swan” ose “Mjellma e Zezë” është shkruar nga autori Nassim Nicholas Taleb dhe u botua në vitin 2007.

Libri fokusohet në ndikimin ekstrem të ngjarjeve të rralla dhe të paparashikueshme të jashtme  dhe tendencën njerëzore për të gjetur shpjegime të thjeshta për këto ngjarje, në mënyrë retrospektive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme